Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një foto nga takimi me Senatorin amerikan John McCain, të cilin e ka konsideruar një mik të madh të vendit. Ja statusi i plotë i Bashës.
“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me Senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike.”