Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se në këtë takim është diskutuar për për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.
Kryedemokrati e mbyll postimin e tij duke deklaruar se; “Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern”
Poastimi i Bashës
Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folēm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern./Opinion.al