Pasi u largua nga drejtimi i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me demorkatët në zona të ndryshme të vendit.
Këtë të diel, Basha është takuar me demokratëtë Shkodrës, ku është pritur nga kreu i degës Xhevdet Amuli dhe ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.
Më herët, Basha është shprehur për mediat të enjten para nisjes së seancës plenare se do të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve. Por, nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit ka nisur riorganizimin e degëve të PD, ndërsa më 30 prill mban Kuvendin Kombëtar të partisë./ Opinion.al