Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha takim me studentët, prezanton planin e qeverisë së vogël

2020/12/27 at 12:48 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha takim me studentët, prezanton planin e qeverisë së vogël

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar të dielën një takim me studentët e Fakultetit Ekonomik, ku është diskutuar për problemet e të rinjve, mundësitë e punësimit si edhe problemet ekonomike.


“Juristët e rinj e kuptojnë mirë se mungesa e drejtësisë, e ka çuar vendin në këtë situatë. Bashkë me të rinjtë shqiptarë do të sjellim ndryshim, do të luftojmë korrupsionin dhe do të ndërtojmë Shqipërinë e punës, dijes, konkurrencës së ndershme dhe meritokracisë”, tha Basha.

I pyetur nga studentët, Basha ngriti shqetësimin për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, që ka sjellë një krizë të thellë në ekonomi për shkak edhe të keq menaxhimit nga qeveria.

“Pikërisht prej dështimit të Edi Ramës për të dhënë një paketë minimalisht sa paketa e Kosovës, ne futemi në një zinxhir negativ, zinxhir rënie të thellë ekonomike e cila siç e keni parë dhe siç e ka raportuar Banka Botërore, FMN dhe institucionet e tjera, është pothuajse dyfish i rënies ekonomike të vendeve të tjera të rajonit. Justifikimin e kemi dëgjuar pse nuk është bërë një paketë e tillë, sepse kaq para kemi, por nga ana tjetër janë marrë borxh pothuajse 1.1 miliardë euro dhe është dhënë një paketë ekonomike 102 milionë euro! Pra, para ka. Ku shkojnë këto para!? Ku shkojnë 1 miliardë euro të tjera që janë marrë borxh!? Shpenzimet publike të qeverisë kanë shkuar në dy drejtime kryesore, në të famshmin program të PPP-ve dhe koncensioneve, , ku është detyruar shteti me një shumë marramendëse prej 2.2 miliardë eurosh që rritet nga viti në vit dhe në të ashtëquajturin program të “Rilindjes Urbane”, pra, investime kryesisht në fasada”, ka thënë Basha.

Kryedemokrati ka diskutuar me studentët edhe projektin për një qeverisje të vogël, e cila sipas tij eliminon shpenzimet e fryra.

“Ne besojmë tek qeverisja e vogël. Ne besojmë që taksat e shqiptarëve duhen shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, që mbështet ekonominë, por gjithashtu për të ndihmuar arsimin dhe shëndetësinë. Nuk besoj në shtetin klientelist që përgjigjen e vetme ndaj varfërisë dhe mjerimit e ka të hapë vende pune të panevojshme, thjeshtë dhe vetëm me rrogë dhe këto rroga paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe kjo është formula e falimentimit, dhe ju e dini që sot shteti shqiptar është de facto i falimentuar”, tha Basha.

Gjatë takimit të rinjtë shprehën shqetësimin e tyre edhe për mungesën e praktikave mësimore që nuk ofrohen nga sistemi arsimor. Basha për këtë çështje iu shpjegoi atyre programin e PD i cili ofron stazhe të paguara për studentët.

“Kemi më shumë se 4 vite që i mëshojmë një përqasje që ne kemi hartuar me miqtë tanë gjermanë që janë pararojë e kësaj përqasjeje në Europë, por që ka dhënë kaq shumë rezultate pozitive sa duhet të jesh totalisht i pandjeshëm, siç është kjo qeveri e ky kryeministër ndaj rinisë, që mos të kesh hedhur asnjë hap për ta zbatuar. Cila është kjo përqasje? Është përqasja e financimit të politikave për studentët. Çfarë kushton 10-15 milionë euro që ti ia jep Check-up-it dhe ndonjë tjetri në vit, do të mundësonte të paktën 10 mijë stazhe të paguara në vit, me 300 mijë lekë të vjetra në muaj, që është një pagesë simbolike por e mjaftueshme për të tërhequr 10 mijë studentët më të mirë në praktikë, nga të cilët 70-90% pas praktikës sigurojnë një vend pune. A nuk ia vlen kjo? Për çfarë duhet qeveria, në qoftë se paratë e taksave tuaja dhe të prindërve tua, i bën rrush e kumbulla dhe nuk i dedikon për një veprim të tillë që sjell një leverdi kaq të madhe për shoqërinë! Jo 15 milionë, dhe aq kushton projekti, po dhe 10 herë më shumë po të kushtonte, është një nga gjërat më të justifikueshme para shqiptarëve. Si mund të ecë përpara një komb në qoftë se njerëzit për të cilët ka më shumë nevojë i largohen?”, deklaroi kreu i PD./Opinion.al

 

 

 

 

Etiketa: BashaPDstudente


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Tiranë/ Gjendet një bombë e Luftës së II Botërore me peshë 500 kg

Tiranë/ Gjendet një bombë e Luftës së II Botërore me peshë 500 kg

Dhjetë alpinistë të vdekur nga stuhia e borës në Iran

Dhjetë alpinistë të vdekur nga stuhia e borës në Iran

Sulm me armë në SHBA, 3 viktima dhe 3 të plagosur

Sulm me armë në SHBA, 3 viktima dhe 3 të plagosur
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com