Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha takim me biznesin e vogël në Paskuqan: Futja në skemën e TVSH-së, shkatërruese

2017/10/15 at 4:38 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha takim me biznesin e vogël në Paskuqan: Futja në skemën e TVSH-së, shkatërruese

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Basha ka folur me shitësit në Paskuqan për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH, propozim i bërë nga qeveria Rama dhe që do të vihet në zbatim që prej janarit të vitit 2018. Por kjo ka hasur kundërshti nga përfaqësues të biznesit të vogël, edhe në takimin me Bashën ata kanë shprehur shqetësimet e tyre se me vendosjen e saj do të riten kostot dhe kjo do ti detyrojë ata të ngrenë çmimet. Ata i kanë shprehur ankesa kreut të opozitës për situatën e krijuar, por ky i fundit i ka siguruar që PD nuk do të dakortësohet dhe do të luftojnë që kjo të mos ndodh.

Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje cmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur aktivitetin, pasi edhe me cmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.

Basha theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë që kjo cmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

“Vijnë e na gjobisin. Ne nuk e çojmë mallin jashtë shtetit. Kontrabandën nuk e bëjmë ne biznesi i vogël. Na vendosin 500 mijë lekë gjobë. E për çfarë?! Për një kupon. Mund ta bësh gabim kuponin nga 200, në 2 mijë lekë por prapë të venë gjobë. Kjo është për të mbyllur dyqanin. Më kanë borxh prej 2 vitesh, skanë lekë të më sjellin”, tha Xhevairi, një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi.

“Ke menduar se do të fusin në skemën e TVSH-së?”, pyeti Basha një pronar bari.

“Eshtë një dëm për të dy krahët, për popullin”, tha ai.

“Sa do e shes kafen po të erdhi 20% TVSH-ja?”.

“Do ngrihet, do shkojë 700 lekë. Populli nuk ka as mundësi ta paguajë as 500 lekë. Zor se e pi një kafe por po tek ushqimet?! Me këtë që është duke bërë ai është skandal. Eshtë fare skandal”, u përgjigj pronari.

Lulzim Basha shpjegon projektin e tij. “Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi. ”, tha Basha.

Bujar Marku ka një market të vogël. “Për mendimin tim TVSH-ja është falimentim”, thotë ai. -“Sepse TVSH-ja do sjellë rritje çmimesh dhe do e paguajë populli.  Do bjerë konsumi. Nëse është 100 lekë do shkojë 120 lekë”.

“Biznesi i vogël me të cilën mbahen mijëra familje në zonën e Paskuqanit e quan shkatërruese futjen në skemën e TVSH-së. Rrit kostot, dhe do ti detyrojë ata të ngrenë çmimet. Edhe me çmimet aktuale, shprehen ata, mezi e mbyllin muajin. Unë i garantova se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe do të luftojë që kjo të mos ndodhë. I ftova të bashkohen në këtë betejë, për të mos lejuar këtë çmenduri të qeverisë që sjell falimentimin e biznesit të vogël dhe rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për gjithë qytetarët”, shkruan Basha në faqen e tij në facebook. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
Bota

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

24 Shtator, 2025 3:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
Bota

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

24 Shtator, 2025 2:11 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Para
Fundjava/ Alkool dhe shpejtësi mbi normat, ja sa shoferë u shoqëruan në komisariate

Fundjava/ Alkool dhe shpejtësi mbi normat, ja sa shoferë u shoqëruan në komisariate

Ka edhe anë negative, ja 4 sëmundjet që transmeton seksi oral

Ka edhe anë negative, ja 4 sëmundjet që transmeton seksi oral

Sonte Milan-Inter/ Sulmuesi me dy “fytyra”, dy “hajmalitë” dhe 5 gjëra për derbyn

Sonte Milan-Inter/ Sulmuesi me dy "fytyra", dy "hajmalitë" dhe 5 gjëra për derbyn

TE FUNDIT

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
24 Shtator, 2025

SHBA shpjegon arsyet e vendimit për ndërprerje të dialogut strategjik me Kosovën. Vendimi pasoi veprimet që “kanë krijuar ndasi dhe...

Lexo më shumë

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
24 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai.  Mësohet se, Isai është marrë i pandehur për...

Lexo më shumë

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
24 Shtator, 2025

Pas Emmanuel Macron, edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ra “viktimë” e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
24 Shtator, 2025

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com