Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët e koalicionit opozitar në selinë blu.
Në përfundim të takimit, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se qytetarët do të vazhdojnë qëndresën kundër qeverisë “Rama”.
Kreu i PR tha se koalicioni është në të njëjtën linjë me Bashën, dhe se është i angazhuar për zgjedhjet të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër.
“Ne vijojmë të jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i njejtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë”,- u shpreh Mediu./ Opinion.al E.Xh.