Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Shkodrës.
Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë “Rama”, teksa tha se Paulin Sterkaj u kap në dosjen 184 duke bërë pazar me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës.
Kryedemokrati tha se ka ish-kriminel të cilët janë bërë deputet nga Partia Socialiste. Ai theksoi se vendi mund të zhvillohet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”, tha Basha./ Opinion.al E.Xh.