Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të rendisë ato që ai i quan “100 dështimet e Edi Ramës”.
Përmes një postimi në mediat sociale, Basha ngre pyetjen se në ç‘vend renditet Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës?
Teksa publikon grafikun kreu i opozitës përgjigjet duke thënë se vendi ynë renditet i fundit në Evropë sa i përket kësaj liste./Opinion.al