Kryesore

Basha: Shpallja non grata e Berishës u bë pas rendimit të agjencive ligjzbatuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 07/01/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Sali Berisha ka mashtruar demokratët duke mbajtur të fshehtë procedurat e shpallura “non grata” nga SHBA.

Basha tha se asnjë personi i shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion, nuk i është hequr nga DASH. Kryedemokrati tha se vendimi i DASH është marrë pas rendimit me institucionet ligjzbatuese.

“Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.  Kushdo ka mundësi të qartesohet  përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të  personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.  Sali  Berisha   ka mashtruar  me perpjekjet  e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të  fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci  ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit. Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa  ka mundur deklaratat  e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të  SHBA dhe Presidentit Biden se  SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të  drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai. Sali Berisha  ju ka mashtruar  e ushqyer me iluzione sikur  non grata amerikane  është një vendim politik i një administrate  që mund të hiqet nga administrata tjetër, dhe jo një vendim institucional që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpunimit e bashkërendimit të  shumë institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk  i është hequr kurrë, askujt. Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e perjashtuar veten e tij nga vendimarrjet me të rendësishme të PD-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qene pjese e vendimarrjes madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagonizmnin e tij rivalizues me institucionet e zgjedhura te PD”,-tha Basha./Opinion.al

Pas