Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët. Ditën e sotme kryedemokrati ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me një grua pensioniste, e cila ka dalë të bëjë pazar për familjen e saj.
Në postimin e tij, Basha shkruan se si kjo pensioniste ka edhe shumë të tjerë në Shqipëri, që kujdesen mes sakrificave për familjarët.
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha./ Opinion.al