Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Shkarkimi i Hajdarmataj me urdhër të Ramës, ‘kamikazja’ po bën gjithçka për të mbrojtur Tahirin

2018/05/09 at 6:44 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Shkarkimi i Hajdarmataj me urdhër të Ramës, ‘kamikazja’ po bën gjithçka për të mbrojtur Tahirin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mërkurën, komentoi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nga Kryeprokurorja Arta Marku, duke e cilësuar atë si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, pak orë pas njoftimit të shkarkimit të Hajdarmatajt, Basha e quajti “kamikaze” si Markun, ashtu edhe zëvendësuesen e Hajdarmatajt, Donika Prelën.

Ai tha se shkarkimi i prokurorit të Krimeve të rënda, vjen vetëm pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia dhe Italia dhe pak ditë pasi prokuroria mori në pyetje shoferin e Saimir Tahirit dhe vendosi ta thërrasë edhe këtë të fundit.

Sipas tij, shkarkimi erdhi ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë për autorizimin e Edi Ramës dhe mazhorancës për arrestimin e Tahirit, pasi KZQ njoftoi heqjen e mandatit të tij si deputet.

“Mbrëmë Edi Rama shpalli në media urdhrin e tij ndaj prokurorisë kur deklaroi publikisht se nuk ka prova për ta dënuar Saimir Tahirin dhe se ai kishte punuar mirë. Por nuk u ndal me kaq. Sot, kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme njoftoi shkarkimin e Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, drejtuesin e prokurorëve që hetojnë Saimir Tahirin. Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze e Edi Ramës”,- tha Basha.

Më tej, Basha pyeti: A është shkarkuar Hajdarmataj sepse në dosjen hetimore po mblidheshin të tjera prova për Tahirin dhe lidhjen e tij me Ramën? A është emëruar prokurorja e re për të shkatërruar këto prova për Tahirin, qoftë edhe duke e dorëzuar Saimir Tahirin në mënyrë të kontrolluar tek drejtësia që do të thotë e arrestojnë sa për sy e faqe dhe pastaj e shpallin ta pafajshëm duke shkatërruar çdo provë?

Vendimi i shkarkimit u mor këtë të mërkurë nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.  Në vend të tij në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është komanduar prokurorja e Durrësit, Donika Prela. Hajdarmataj e mori këtë detyre rreth dy vite me parë, kur u emërua me dekret presidencial.

Hajdarmataj ishte prokurori që në muajin Tetor kërkoi nga kuvendi autorizimin për arrestimin e ish-Ministrit Tahiri.  Ditët e fundit prokuroret e dosjes kanë qenë mjaft aktivë duke marrë dëshmitë e disa personave,  veç sekuestrimit të dokumenteve nga disa institucione apo edhe marrjen e informacione nga Italia dhe Greqia.

Ju sugjerojmë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë
Aktualitet

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

3 Shtator, 2025 11:37 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Reforma në sektorin e ujit, Rama: Vlora ishte në një situatë të papranueshme, por…

3 Shtator, 2025 11:19 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/Falsifikim dokumentesh, procedohet penalisht ish-punonjësi i gjendjes civile

3 Shtator, 2025 10:44 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari arrestohet në Malin e Zi

3 Shtator, 2025 8:46 am
Para
Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher , flet për herë të parë vajza e tij

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher , flet për herë të parë vajza e tij

Tifozi i Liverpool që u godit nga tifozët e Romës, ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Tifozi i Liverpool që u godit nga tifozët e Romës, ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Prestigjozia britanike shkrim për Eugent Bushpepën: Rokeri që i jep shpresa Shqipërisë për fitore

Prestigjozia britanike shkrim për Eugent Bushpepën: Rokeri që i jep shpresa Shqipërisë për fitore

TE FUNDIT

Plazhet më të pistë në Shqipëri

Plazhet më të pistë në Shqipëri
3 Shtator, 2025

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje...

Lexo më shumë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
3 Shtator, 2025

PD ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari...

Lexo më shumë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com