kryetari i PD, Lulzim Basha permes një mesazhi në twitter ngushellon familjaret e viktimave ne Selenice te Vlores. Nje dite me pare, Ridvan Zykaj i mori jeten 8 anetareve te fisit te tij.
Mesazhi i Bashes:
“Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel. Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve. Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet cdo dite”.