Kryesore

Basha-Ramës: Kollaj të thuash maska me detyrim, por me çfarë do i blejnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 10/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke nisur nga java e ardhshme maskat do të jenë të detyrueshme të përdoren në çdo ambient dhe se në rast shkelje të kësaj mase do te këtë gjoba të cilat do iu bashkëngjiten faturës së energjisë elektrike.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një konference për mediat, Basha tha se qytetarët nuk janë ndihmuar ekonomikisht nga qeveria dhe nuk kanë para as për të blerë maska.

Sot duhet ndërhyrja e shtetit. Çfarë po bëjnë këta? Thotë nuk kam burime financiare për ti siguruar bukën e gojës njerëzve që kanë humbur bukën e gojës. Këta tha edhe sot. Kollaj tu thuash njerëzve mbani maskë, por ajo duhet të blihet. Por ata që skanë bukë, me çfarë do ta blejnë maskën. Nuk i shkon mendja për ta”, -deklaroi Basha./ Opinion.al

Pas