Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama, duke thënë se ai ka shkatërruar ekonominë dhe shëndetësinë e Shqipërisë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thotë se gjithçka do të ndyshojë kur PD të qeverisë vendin.
“Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet! Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.”-shkruan Basha./ Opinion.al