Kryesore

Basha: Rama përmes Belinda Ballukut vendosi të kandidojë Kajmakun në Vorë


               Publikuar në : 10:48 - 25/08/19 |
Al Do

Edi Rama po fsheh të vërtetën mbi kryebashkiakun e Vorës ka deklaruar sot kreu i opozitës Lulzim Basha.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën” shkruan Basha në një postim në Facebook.

Ai e akuzon kryeministrin dhe Ministren e Transportit Belinda Balluku se kanë qenë ata që kanë vendosur kandidaturën e Agim Kajmakut për Vorën kundër vullnetit të Partisë Socialiste atje.

Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke” shprehet Basha.

Sipas kreut të demokratëve, Agim Kajmaku duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të merret i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. /Opinion.al

Pas