TIRANE– Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar sot për dy ngjarje. E para ka të bëjë me vendimin e Gjykatës së Lartë për lënien me detyrim paraqitje të deputetit Armando Prenga. Ai tashmë mund ti bashkohet kolegëve deputetë në parlament.
E dyta është deklarata e ministres Felaj e cila tha se Presidenti Nishani mund të shkarkohet nëse vazhdon të mbajë të bllokuar dekretimin e ministrave.
Ja cili është reagimi i Bashës
Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunes që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin.
Përpara se të ndosë perseri ambjentin me suksese që ekzistojne vetem ne fantazine e tij te semure, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda.
Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës.
Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin.
Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit.
Ermonela Felaj: Nishani mund të shkarkohet nëse bën lojë politike
Qëlloi mbi fisin Çala, ish-deputeti Prenga lihet në detyrim për paraqitje