Politikë

Basha: Rama nuk e meritonte të merrte vaksinën kundër COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 25/02/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, ku ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Basha tha se për shkak të keqmenaxhimit Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

Po ashtu, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e meritonte të merrte vaksinën kundër COVID-19

6 mijë vdekje shtesë, që u detyrua ti publikonte edhe INSTAT, muaj pasi i denoncuan profesionistët dhe pasi unë i publikova në emision. Keq menaxhim monstruoz i krizës së epidemisë. Tani është kthyer në një nga truket e preferuara, provokimi i tensioneve mes mjekëve dhe qytetarëve, që po bëjnë një punë vetëmohuese. Duke pasur parasysh cfarë qeverie kemi, heroizmi i mjekëve është i pakrahasueshëm me këdo tjetër. Jemi të tretët në botë për numrin e viktimave të qytetarëve. Vetë e bëri vaksinën me pretekstin se po e provonte ai i pari, sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pa merituar që bëri Edi Rama. I vetmi që nuk po bën detyrën e tij, e mori i pari vaksinën”, tha Basha./ Opinion.al

Pas