Kryesore

Basha: Rama je një dështim i madh, ne do sjellim shpresë për njerëzit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 12/11/20 |
Al Do

Vijojnë përplaset përmes Twitterit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama.

Pasi ky i fundit deklaroi se opozita nuk  i duhet popullit shqiptar pasi nuk bëhet bashkë me shumicën në një periudhë të vështirë, ka ardhur edhe reagimi i kreut të demokratëve.

Ai i bën thirrje kryeministrit të ndërpresë sulmet politike dhe i kujton planin e propozuar 6 muaj më parë. Sipas Bashës, shëndetësia është në kolaps, ndërsa qytetarët nuk kanë para të blejnë ilaçet.

Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.

Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas