Kryesore

Basha: Qeverisje me Ramën? Zero mundësi, e pret burgu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 30/11/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Edi  Ramën. Në një intervistë në abc news, Basha tha se shifrat dhe sondazhet e nxjerrin opozitën fituese, ndërkohë që Ramën e pret burgu.

“Marrëveshje për bashkëqeverisje me Edi Ramën, zero e mundur. Sepse Edi Ramën e pret burgu. Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj shumicës. Nuk ka asnjë shans aleancë me Edi Ramën”, tha Basha duke shtuar se është e pamundur që Rama të mos humbë në zgjedhjet e ardhshme.

“Në gjendjen ku është vendi dhe me matjet e opinionit publik nuk ka asnjë shans që Edi rama dhe PS të mos pësojnë distafë elektorale”, u shpreh kryetari i PD-së./Opinion.al

Pas