Prej disa ditësh kreu i Partisë Demokratike ka nisur nismën “Po të dëgjoj”, ku është takuar me qytetarë të ndryshëm për të njohur nga afër me problemet e tyre.
Së fundmi, Basha ka bërë një seri takimesh me të rinjtë e vendit, të cilëve u ka premtuar që sapo PD të vijë në pushtet do punojë për të krijuar vende të reja pune, duke mos lejuar në këtë mënyrë shpopullimin e Shqipërisë.
Ditën e sotme, Basha ka pyetur të rinjtë shqiptarë në “Instagram” nëse do të drejtonin Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që ata do të merrnin për të përmirësuar jetën e të rinjve shqiptarë.
“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’– pyet Basha
Komunikimi në “Instagram” është një nga format e reja të komunikimit publik të shefit të opozitës/ Opinion.al