Kryesore

Basha publikon videon: Njëri sillet si sulltan, tjetri mendon se e ka me tapi PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 30/01/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër fragment të intervistës së tij në “News24”.

Bashkëngjitur me videon e publikuar në “Facebook”, Basha shkruan se Partia Demokratike është parakushti i ndryshimit.

Ndryshim, sipas të cilit, do të vijë nga ndryshimi kulturor që lë pas kultin e individit, që ende gjalllon në politikën e tranzicionit.

Basha thotë se do të ndërtojë një politikë normale, që çliron potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë dhe garanton një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Partia Demokratike mbetet shpresa e vetme për këtë ndryshim. Nuk bëhet thjeshtë fjalë për ndryshim politik, pra për ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, që pa diskutim, me vizionin dhe programin tonë është parakushti për ndryshimin politik, por për një ndryshim kulturor. Raporti i qytetarit me pushtetin, raporti i votuesit me të votuarin, raporti me drejtuesin, me kultin e individit, që menduam se e shkulëm më 20 shkurt 1991, por që vazhdon të gjallojë në politikën shqiptare. Njëri sillet si pasha, apo si sulltan, tjetri është në delir, tjetri mendon se e ka me tapi të përjetshme Partinë Demokratike. Një nga aspektet kryesore të ndryshimit kulturor që po vjen, është ndërtimi i një politike normale, me politikanë normal, që është parakushti i një vendi normal, me ekonomi normale dhe ku njerëzit të jetojnë në normalitet. Normalja është dhurata më e madhe, që ky ndryshim politik dhe kulturor do t’u sjellë shqiptarëve”,-thotë Basha./Opinion.al

Pas