Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli vijojë sot axhendën e tij të takimeve në Shqipëri. Ai zhvilloi një takim në me kreun e opozitës, Lulzim Basha në selinë e PD.
Pas takimit ata nuk u prononcuan për mediat. Megjithatë në një postim në facebook, Basha shkruan se gjatë takimit ai i ka shprehur Sassolit “se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë”.
Basha shton gjithashtu se ka marrë nga Sassoli konfirmimin personal se do të jetë një mbështetje “e fuqishme dhe e vazhdueshme” për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit. /Opinion.al