Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha tha në “Opinion” se protestat do të vazhdojnë duke filluar nga java e ardhshme por pa përcaktuar intensitetin e protestës.
“Mosbindja civile është një praktikë moderne 100-vjecare e aplikuar në demokracitë më të mëdha moderne në botë. Së pari përmes një konsultimi brenda PD-së dhe një bashkëbisedimi që nis me qytetarët që nis javën e ardhshme, do të ketë vazhdim të pandërprerë të protestave dhe do të jenë pa pushim.”
I pyetur nëse do të ketë bojkot të parlamentit, Basha tha se: “Parlamenti është arenë e përballjes poliike. Vendosëm një kusht dhe u kthyem. Protestat sapo kanë nisur. Do shikojmë të gjitha mjetet. Përshkallëzimet e mosbindjes civile do të jenë të formave të ndryshme.”