Lulzim Basha ka propozuar në “Opinion” ngritjen e një dhome të dytë Parlamenti, që do të jetë senati i qytetarëve. “Së pari propozoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mekanizmat e kontrollit, propozoj krijimin e dhomës së dyte të senatit, të zgjedhur nga populli. Senati duhet jetë i drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe merr përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese. Si edhe të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jetë kozmetikë”.