Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha pritet me fli në familjen kuksiane: E preferuara ime

2021/04/02 at 3:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha pritet me fli në familjen kuksiane: E preferuara ime

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në Kukës ku është takuar me banorët dhe është njohur me problematikat e tyre teksa ka bërë edhe premtimet e tij elektorale.

Në mbylljen e vizitës  Basha është ndalur në një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë.

Pjesë nga biseda me zonjën e shtëpisë:

Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty?
Midie Gjana: Ja, fli.
Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës.
Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës.

Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen.
Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek.

Zonja që e mirëpriti në shtëpi diskutoi me Bashën problemet si papunësia, çmimet e shtrenjta, rroga e ulët.

Basha u shpreh se qeveria e ardhshme do të investojë në infrastrukturë, në mënyrë që të kthejë vëmendjen e turistëve europian dhe sipërmarrjeve vendase për të investuar në Kukës.

“E para e punës infrastruktura e dyta duhet me pas një klimë biznesi pozitive. Se edhe të huajt mund të vijnë të investojnë por edhe djemtë tuaj, fëmijët tuaj që kanë ikur në emigracion mund që kursimet e tyre t’i kthejnë këtu e të investojnë.

Njësoj si shtëpia që do drejtimin edhe vendi do qeverinë, prandaj po ta marr shembull Kosovën sepse atje qeveria i ndihmon me grante, i ndihmon me kredi të buta. E ndërtojnë një bujtinë, e ndërtojnë një restorant, e ndërtojnë një hotel, shkojnë turistët. Sa prej Shqipërie shkojnë verë për verë dëgjoj madje dhe gjatë dimrit shkojnë në bjeshkët e Kosovës dhe kalojnë pushimet atje. Po bjeshkët tona janë po kaq të bukura, nga Kukësi në Tropojë, nga Kalaja e Dodës në Alpe. Në jug ka bukuri të rralla natyrore.

Në Qershor kam bërë për herë të parë ecje në këmbë nga Lugina e Valbonës kam shkuar në Theth. Një bukuri përrallore. Turistët europian i dashurojnë këto bukuri të radha, sepse në fakt jo të gjithë duan thjesht të shkojnë të kalojnë një javë në plazh e në det, kanë dëshirë shumë prej tyre me shëtit, me shëtit malet. Për shembull ka shumë gjermanë, austriakë, polakë, çekë që i dashurojnë malet. Problemi është që ne nuk i kemi ofruar infrastrukturën e nevojshme. Po ti ofrojmë infrastrukturën në vend që të vijnë 10 do të vijnë 100, vitin tjetër do të vijnë 1 mijë, vitin tjetër do të vijnë 10 mijë. Pra, në radhë të parë t’jua kthejë, investimi i parë është rruga. Po s’pati rrugë s’ka asnjë gjë. Investimi i dytë është uji i pijshëm. Investimi tjetër është energjia elektrike. Dhe kur i bëjmë këto investime pastaj mbetet edhe t’ju mbështesim me kredi të buta me grande. Të gjitha këto para që hidhen në këtë mënyrë kthehen 10 fish sepse të gjithë turistët që vijnë, sjellin me vete paratë e tyre, sjellin me vete edhe reklamën për nesër. Ndryshim do të thotë të hapësh vende pune, të rritësh rrogat e njerëzve dhe kur të ndodhë kjo të jeni të sigurt që një nga pasojat më të mira për Kukësin do të jetë që rinia do ta mendojë dy herë para se me ik.”, -tha Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashaflikukës

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
FOTO/ Nis vaksinimi i gazetarëve, Muhamet Veliu ndër të parët

FOTO/ Nis vaksinimi i gazetarëve, Muhamet Veliu ndër të parët

Fauci: SHBA mund të mos kenë nevojë për vaksinën AstraZeneca

Fauci: SHBA mund të mos kenë nevojë për vaksinën AstraZeneca

Avokati i Selim Çekajt: S’mund t’i vësh gishtin një plaku me 100 sëmundje

Avokati i Selim Çekajt: S’mund t’i vësh gishtin një plaku me 100 sëmundje

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com