Teksa ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon takim me demokratët në Vlorë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur takimet në terren me qytetarët.
Ditën e sotme, Basha është takuar me demokratët e Dibrës, të cilët e kanë pritur me daulle dhe ovacione.
Basha udhëtoi drejt Dibrës me kërkesë të të degës dhe demokratëve të këtij qarku. Kjo lëvizje e tij, vjen pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik.
Një nga pikat kryesore të udhëzimeve të Bashës ishte puna për afrimin edhe të atyre demokratëve që sipas tij u përdorën nga aksioni politik i Berishës.
Prej 9 shtatorit, pasi Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar Sali Berishën situata në selinë blu ka ardhur duke u agravuar. Tashmë janë dy grupe që nuk e njohin njëra-tjetrën.