Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha, primus inter pares në Republikën e Re

2017/05/31 at 10:53 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
‘PISA’ dhe Pisat e Arsimit në Shqipëri

Nga Jordan DACI*


Që prej bërjes publike të emrave të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike media është mbushur me plot shkrime, thirrje, parulla e deri edhe ofshama kundër kësaj liste dhe kundër z. Basha. Ofshama që, më shumë sesa keqardhje për Partinë Demokratike, ngjajnë dhe janë, në thelb, ofshama mjerimi për pushtetin që do t’u mungojë, ofshma dëshpërimi se s’do kenë mundësi të nënshkruajnë më koncesione, ofshama se s’do kenë mundësi të punësojnë në shërbim diplomatik njerëzit e tyre dhe as nuk do të mundin të marrin më ndonjë titull akademik të radhës, duke përdorur pushtetin, apo ofshama se do t’u mungojë krekosja me pasaporta diplomatike në sallonet diplomatike të Evropës etj.

Aq mjerane ishin këto ofshama sa midis tyre kishte edhe nga ato që mundoheshin që, nëpërmjet një primitivizmi intelektual, nën maskën e sakrifikuesit dhe adhuruesit të Partisë Demokratike merrnin guximin të ftonin në skuadrën e “sulmit” edhe liderin historik të PD-së, Profesor Berishën. Normalisht, të tentosh një gjë të tillë “manipulimi” të Berishës ka dy mundësi: ose je komplet delirant; ose je aq i dëshpëruar sa shpreson tek e pamundura.

Të shpeshta ishin rastet kur këto ofshama bëheshin në mbrojtje dhe për hir të moralit. Ndërkohë, që në çdo rast, thuajse, harrohet fakti që morali në vetvete nuk mund të dalë nga imoraliteti dhe as nga një person imoral. Sigurisht, shumë nga këto persona janë të tillë, sepse predikojnë ide dhe vlera, të cilat as nuk i besojnë personalisht dhe as nuk i kanë respektuar kur atyre u është dhënë mundësia të provohet.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Shqipëria jonë e dashur ka rreth tre dekada që është në tranzicion dhe nuk ka mundur të ngre kokë pikërisht për shkak të politikës së mbrapshtë të bërë nga klasa jonë politike. Një klasë politike e degraduar moralisht, e përfshirë në afera të shumta korruptive dhe antishqiptare, pjesë e shëmtuar e ish regjimit komunist etj. Këto zgjedhje ishin dhe mbeten një mundësi që shoqëria jonë të shkëputet nga ky model politik, i cili ka prodhuar gjithçka, por jo zhvillim dhe forcim të demokracisë. Një gjë e tillë kërkon mbi të gjitha ndryshime rrënjësore në përfaqësimin politik të shoqërisë tonë, pasi nuk mundet që të ecet përpara me një ekip, i cili është i vjetër dhe njëkohësisht krijuesi dhe mbajtësi gjallë i sistemit aktual apo sikurse do të preferonte të quante z. Basha, “Republika e Re”.

Pa dyshim, që të kritikosh është gjëja më e lehtë që mund të bëj dikush, qoftë ai profesor, qoftë edhe qytetar i zakonshëm, por shoqërisë sonë nuk i duhet kritika, që vë në jetë thënien popullore “që bëni sikurse them unë, por jo sikurse bëj unë”. Shoqërisë sonë i duhet rikthyer morali dhe morali fillon me rikthimin e moralit në politikë dhe atyre që përbëjnë politikën. Pa dashur të analizoj çdo emër të “larguar” (në të vërtetë për disa nga ata kam respekt dhe vlerësim maksimal njerëzor dhe intelektual) nga z. Basha modeli mbizotërues i tyre është një person, i cili ka rreth 25 vjet e më shumë që ka “privatizuar” karrigen e deputetit, është një person, i cili ka provuar të jetë në shumë funksione drejtuese, por që nuk ka arritur ndonjë sukses për t’u lavdëruar, është një person që ka dëshirë të kërcejë nga një karrige në tjetrën, edhe nëse për një gjë të tillë i është dashur të flejë edhe me mullixhiun, është një person i cili me nënshkrimin e tij ka dhënë ndoshta edhe disa miliardë euro koncesione, është një person i cili në shoqëri njihet si miliarder, ndonëse ka pasur një rrogë simbolike etj. Njëkohësisht, kësaj liste nuk kishte si t’i mungonte edhe ndonjë person që s’di as të shkruaj e lexojë rrjedhshëm dhe as ndonjë person tjetër anarkist rebel, që i pëlqen të vishet me uniformë, edhe pse është civil dhe pa e pasur problem se kjo uniformë është e ndonjë shteti tjetër. Sigurisht, këto s’janë të vërteta, por gojët e liga i thonë…

E pra!

Partia Demokratike, sikurse preferuan ta quajnë edhe shumë kritikë të z. Basha, është pronë e Shqipërisë dhe është thesar i demokracisë shqiptare, sepse ishte kjo parti ajo e cila hodhi hapin e fuqishëm të shkatërrimit të sistemit komunisto-punist. Në fakt, kjo është një e vërtet absolute që askush, dhe vetë z. Basha, nuk e vë në diskutim. Në të njëjtën kohë, po kaq e vërtet është edhe fakti që Partia Demokratike nuk është dhe as nuk mund të jetë pronë as e ca individëve, të cilët nuk shqiten nga Parlamenti, dhe duket sikur janë të lindur të jenë deputetë të përjetshëm.

Eh jo, të nderuar zonja dhe zotërinj, deputetë të përjetshëm nuk ka dhe s’do ketë në Shqipëri qofshi edhe vetë ju të pakënaqurit. Në Shqipëri vetëm një deputet do jetë i përjetshëm dhe ky është Sali Berisha, jo sepse këtë status ia jap unë, apo ja japim ne, por këtë status ia ka dhënë ajo çfarë përfaqëson Sali Berisha dhe ajo çfarë ka bërë Sali Berisha, që nga dita e parë deri më tani.

Boll predikuat gjëra që as nuk i besoni dhe as nuk i doni! Nëse vërtet e doni Partinë Demokratike, lëreni fjalimet dhe përvishuni punës, sepse ajo çfarë ka bërë z. Basha është gjëja më normale që ka bërë çdo kryetar partie tjetër në Shqipëri. Madje shembulli i z. Basha do të duhej të ishte ndjekur nga çdo parti në Shqipëri, për të ripërtërirë klasën tonë politike dhe për të ndërtuar një model të ri politikani në Shqipëri, një politikan që e do vendin përtej interesave personale dhe mbi të gjitha një politikan në shërbim të popullit dhe jo në rrjepje të tij!

Për të gjithë ju, është koha që t’i ktheni Partisë Demokratike dhe anëtarësisë së saj, borxhin që i keni prej, thuajse, tre dekadash. T’i ktheni kësaj partie dhe anëtarësisë së saj borxhin e shërbimit ndaj jush prej gati tre dekada, që ju të ishit gjithmonë deputet…

Në asnjë vend demokratik s’mund të bëhen të gjithë deputet dhe as të jenë deputet përjetë. Rregulli numër një i demokracisë është rotacioni. Kishte ardhur koha të lironi karrigen që e mbani prej më shumë se 25 vjetësh! Boll më, ose punoni dhe sigurisht vazhdoni e kritikoni, ose, na lini rehat e mos na predikoni gjëra që as vetë ju nuk i besoni!

Kuptoni z. Basha është një primus inter pares në Republikën e Re!

*Jordan Daci, avokat Prof. Asoc. Dr.



Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
Para
Foto/ Këto janë pamjet më të çuditshme që janë kapur nga kamerat e “Google” nëpër rrugët e botës

Foto/ Këto janë pamjet më të çuditshme që janë kapur nga kamerat e “Google” nëpër rrugët e botës

Lista e deputetëve/ Qytetarja i shkruan Berishës: Nuk ju votoj me këto lista

Berisha: Policia e Ramës tenton të fshehë autorin e sulmit kimik ndaj opozitës

Foto lajm/ Vlahutin-Bregu në gjurmët e Ramës e Metës, darkë peshku tek Pazari i Ri

Foto lajm/ Vlahutin-Bregu në gjurmët e Ramës e Metës, darkë peshku tek Pazari i Ri
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com