Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha prezanton programin për shëndetësinë: Do të shërojmë Shqipërinë

2021/02/01 at 11:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha prezanton programin për shëndetësinë: Do të shërojmë Shqipërinë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin për shëndetësinë, me të cilin do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.


Basha ka garantuar për qytetarët shqiptarë angazhimin se do të bëj ndryshim në shëndetësi, duke sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore.

“Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij me planin që Partia Demokratike ka hartuar do të shërohet e gjithë Shqipëria.

“Me planin tonë, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet që jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin”.- tha Basha.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR SHËNDETËSINË NGA KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Javën e kaluar ju prezantova planin tonë ekonomik, të detajuar dhe gjithëpërfshirës, i cili do ta rimëkëmbë Shqipërinë dhe do ta ktheje atë në rrugën e suksesit dhe të zhvillimit.

Së pari, kam një falënderim sot për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe ekipit tim pas shpalosjes së këtij programi.
Kam marrë kaq shumë reagime pozitive dhe mesazhe nga ju në këto ditë.

“Më në fund një plan ekonomik serioz, se na kanë ardhur në majë të hundës premtimet boshe!” – ishte mesazhi që mora nga një prind i ri nga Elbasani ne facebook-un tim.

Dhe pikërisht ky është qëllimi ynë.
Të bëjmë ndryshimin.
Ky është misioni ynë: te rimëkëmbim vendin dhe të ringjallim shpresën.
T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t’i japim fund dështimeve 8-vjeçare të Ramës.
Dhe që të ecim përpara, e keqja duhet të largohet.

Që të përparojë ekonomia.
Që të përmirësohet dhe zhvillohet shëndetësia.

Ndaj jemi mbledhur bashkë sot këtu për të folur për diçka shumë të rëndësishme, shëndetin tonë.
Por për të pasur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tonë.
Sepse kur rënkon i gjithë vendi, të gjithë jemi sëmurë.

Kur vendi ynë lëngon, nuk mund të ringrihet dot shpejt nga goditja si ajo e tërmetit.
Kur vendi është i mbërthyer nga kriza, nuk është në gjendje të shpërndajë ndihmë ekonomike për qytetarët të vet në kohën e pandemisë globale.

Kur vendi ynë rënkon, nuk ju ofron dot qytetareve spitale dhe kujdesin shëndetësor siç duhet për ta.
Ndaj në fillim duhet të shërojmë vendin, për t’u bërë edhe vetë mirë.
Për këtë arsye, këto muaj, kam pasur nderin dhe privilegjin të punojë me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.

Dhe për Planin tonë të shëndetësisë, ne ju qëndrojmë të njëjtave parime si me planin e ekonomisë:
Një plan serioz dhe të zbatueshëm.
sepse vërtet të gjithëve na kanë ardhur në majë të hundës me premtimet boshe.
Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet qe jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin.
Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim.
Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj.
Plani ynë shëndetësor do te ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj.

Ne shqiptarët paguajmë më shumë nga çdo vend tjetër në rajon para nga xhepi për kujdesin shëndetësor.
Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian./Opinion.al

Etiketa: 25 prilliBashaprogram shendetesorezgjedhje


Ju sugjerojmë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Bota

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

18 Dhjetor, 2025 6:46 pm
“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Pse duhet të fitojmë? Balla: Mos bëni gafat e Lulit,s’ka 700 liqene Belshi

Pse duhet të fitojmë? Balla: Mos bëni gafat e Lulit,s'ka 700 liqene Belshi

Projekti në Vlorë, Meta:Ministria e Financave deklaroi se s’pati negociata

"Shqipëria e I në Evropë për viktimat nga COVID",Meta:Të hartohet një plan

Vota e emigrantëve/Majko:KQZ të mos kërkojë konsensus për ligjin

Vota e emigrantëve/Majko:KQZ të mos kërkojë konsensus për ligjin
















TE FUNDIT

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
18 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në...

Lexo më shumë

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
18 Dhjetor, 2025

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së...

Lexo më shumë

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
18 Dhjetor, 2025

Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin...

Lexo më shumë

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
18 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi hapir ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com