Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha prezanton planin me 5 hapa kundër krizës së COVID-19

2020/09/29 at 11:27 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha prezanton planin me 5 hapa kundër krizës së COVID-19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot Planin e Rimëkëmbjes me 5 hapa kundër krizës së shkaktuar nga COVID-19.


Kreu demokrat tha se kjo është oferta e tyre për qeverinë pasi kjo e fundit sipas tij nuk ka asnjë plan masash efektive

“Nuk ka asnjë plan masash efektive. Nuk i vëmë faj kryeministrit dhe qeverisë për shpërthimin e pandemisë por kanë dy përgjegjësi. Mënyra si kanë menaxhuar situatën për të cilën qytetarët e vlerësojnë dhe mos nxjerrja e mësimeve për atë që duhet bërë që tani e tutje. Orë të tëra të harxhuara me propagandë ndërkohë që pjesë të tëra të popullsisë vuajnë pasojat.”, tha Basha.

Ai tha se kjo paketë ka një kosto 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm duke filluar nga tetori.

Plani i prezantuar nga Lulzim Basha përfshin disa ndihma të drejtpërdrejta me çek për qytetarët. Kreu demokrat kërkoi mbështetje me 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj për ata që kanë humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti.

Mbështetja tjetër e drejtpërdrejtë konsiston në një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë. Për pensionistët Basha kërkoi një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj, për 6 muaj ndërsa për ata që trajtohen me ndimë ekonomike kërkoi dyfishimin e saj për 6 muaj.

Sa i përket bizneseve, Basha propozoi çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

“Pika e parë e planit. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë. Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID. Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore. Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

Pika e dytë e planit. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurt: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurt, duke: Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore. Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës. Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Pika e tretë e planit. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore: Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh. Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj. Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike. Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

Pika e katërt ka të bëjë me ndihmën për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Së pesti, mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj: Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës. Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.”, deklaroi kreu i PD. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

30 Dhjetor, 2025 9:37 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

30 Dhjetor, 2025 8:44 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

30 Dhjetor, 2025 8:03 am
“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Para
Tenderi i uniformave/ Grupi Parlamentar Demokrat kallëzon Lleshajn në SPAK

Lleshaj: Qytetarëve nuk do iu ndryshojnë qendrat e votimit

Soreca: Realizimi i reformës zgjedhore, lejon Shqipërinë të ecë drejt BE

Dëmet nga tërmeti/ BE dhuron 40 mln euro për trashëgiminë kulturore

Amnistia fiskale, qeveria drejt tërheqjes?

Amnistia fiskale, qeveria drejt tërheqjes?
















TE FUNDIT

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

Auto-Skicë
30 Dhjetor, 2025

Pas protestave të qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar...

Lexo më shumë

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
30 Dhjetor, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të...

Lexo më shumë

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
30 Dhjetor, 2025

DASHI Po kaloni disa ditë të vështira: keni qenë duke u grindur me diçka ose dikë! Kjo nuk është e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com