Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha President? Fevziu: Skandal nëse do të ishte e vërtetë

2022/03/17 at 8:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha President? Fevziu: Skandal nëse do të ishte e vërtetë

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, gjatë një interviste që ka zhvilluar për rubrikën “Milori Live” në Klan News është shprehur se nga persona pranë Lulzim Bashës ditën e sotme është hedhur ideja e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President që të lirohet PD.

Fevziu u shpreh se personalisht kjo gjë i duket e sajuar dhe shtoi se nëse do të ishte e vërtetë atëherë do të ishte skandal.

Ndër të tjera, Fevziu u shpreh se nuk mendon se do të ketë një pajtim Basha-Berisha. Sipas gazetarit, filozofia e Bashës është që t’i tërheqë gjërat zvarrë dhe kurrë nuk merr vendime.

“Nuk e besoj. E para, gjithë kjo që po ndodh në Partinë Demokratike është në stilin e Lulzim Bashës në mënyrën si funksionon që i tërheq gjërat zvarrë dhe nuk merr kurrë vendime. Ky ka qenë problemi më i madh i Bashës me përjashtim të nja dy vendimeve radikale dhe ky ka qenë shkaku që gjithmonë njerëzit kanë menduar që ka qenë ndikimi i Berishës i cili ka qenë njeri vendimmarrës në raport me Bashën. Basha ka pasur filozofinë, nuk është e gabuar kjo, është një filozofi lëri gjërat, shtyji sa më shumë kohë, lëri se zënë vetë vendin e tyre, por mos u bëj protagonist për të vënë kufirin ti. Kjo ka qenë filozofia e Bashës, ky ka qenë stili i Bashës vazhdimisht në politikën shqiptare. Ndryshe nga liderë karizmatikë që marrin vendime, Basha ka qenë lëri të rrjedhë dhe mos merr një vendim derisa ta gjejë veten rrugës. Në këtë dejtim po shkon. Ka pasur jo negocim, por një vizitë që është kuptuar si negocim. Mua nuk më rezulton, por nuk kam shumë informacione të Elmar Bork-ut që ka ardhur dhe takuar faktorë si kontestues të Bashës si mbështetës të Bashës përfshirë zotin Basha dhe Berisha. Kam disa informacione, por derisa nuk i kam të konfirmuara personalisht nuk mund t’i ndaj. Ndërkohë që sot nga njerëz pranë zotit Basha, por gjithmonë pranë, nuk kemi informacion nga burimi, është hedhur ideja ose ka pasur kontakte duke thënë që shiko, po shihet mundësia e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që ta heqin nga PD. Kjo është një pikëpyetje tjetër nëse është e vërtetë apo jo. Mua personalisht më duket e sajuar sepse nuk mund të negociohet me një njeri që ka humbur çdo gjë për ta çuar President vetëm për të liruar PD.

Kjo mendohet si një “soft exit” në mënyrë që të mos ketë probleme. Kjo pastaj do ishte skandaloze nëse ky negocim do ishte i vërtetë. Dyshoj  që të jetë i vërtetë. Nëse do ishte i vërtetë do të ishte skandal sepse do ta konsideronte Presidencën e Republikës si një plaçkë tregu që i jepet një njeriu thjesht për të mos prishur atë establishmentin e brendshëm”, tha Fevziu./tvklan.al

Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Video/ Eci 620 milje i vetëm, 11-vjeçari ribashkohet me nënën

Video/ Eci 620 milje i vetëm, 11-vjeçari ribashkohet me nënën

Balluku: Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë tregun, por jemi në emergjencë

Balluku: Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë tregun, por jemi në emergjencë

TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com