Kryesore

Basha poston videon: Rama nuk bëri asgjë për mësuesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:20 - 07/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video në “Twitter”, ku bën krahasimin e rrogave të mësuesve në Bosnje dhe Shqipëri.

Në këtë video thuhet se paga e mësuesve është më e ulëta në rajon, pasi në në Bosnje një mësues gjimnazi merr 1100 euro, ndërsa në Shqipëri paguhen 600 euro në muaj,

Në video, iu kërkohet shqiptarëve që të zgjedhin një qeveri që të rrisë rrogat, pasi kryeminsitri Edi Rama nuk bëri asgjë për sistemin e arsimit.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj.
Sepse ajo është nga Bosnia,
Ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro.
Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr.
Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj.

Paga më e ulët në rajon.
Mësues i lumtur = nxënës i lumtur.
Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit.
Ne mund ta ndryshojmë këtë!
Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat.
Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur
mësuesve dhe nxënësve tanë.
Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju!

 

Pas