Lulzim Basha ka folur para mediave vetëm pak minuta pasi Berisha u largua nga oborri i selisë së PD-së. Ai paralelizoi sjelljet e Berishës me Ramën, ndërsa tha se janë lidhur në një binom.
“Qëllimi dhe objketivi im, i bashkëpunëtorëve të mi është diçka tjetër. Që nga këto rrënoja të Berishës nga të cilat eksitohet ai dhe Rama të ringreme një PD, ashtu siç e kanë ëndërruar shqiptarët prej ditëve të para”, tha Basha nga selia, ndërsa shtoi se tashmë politikës së dinosaurëve të tranzicionit po i vjen fundi.
“Detyra ime e parë dhe detyra e parë e çdo demokrati është të ndërtojmë gjithçka duke u bazuar tek hallet e shqiptarëve dhe të hartojmë zgjidhjet për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë shqiptar”, u shpreh Basha./Opinion.al