Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha plas bombën: Vangjush Dako është përgjuar me kriminelë duke blerë vota

2017/11/20 at 2:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Basha: Paratë e drogës po investohen në hotele e banka. Ja si po i mbështet Rama

Lulzim Basha dekaroi sot se ka përgjime të kreut të Bashkisë së Durrësit me kriminelë.
Basha u shpreh: “Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale duke blerë vota. Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Dakon duke bërë pazare në telefon. Dako u premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Dako u ka premtuar që ata të siguronin vota për PS. Këto përgjigje janë nën hetim nga Krimet e Rëndë. Këtë e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama. Ata ndërhynë për të larguar prokurorin që ka në dorë dosjen. Kjo është edhe aryseja që u terhoq papritur kreu i SHISH”. Më tej lideri demokrat shtoi: “Prokurori Anton Martini është larguar nga kjo çështje dhe është dërguar me ngritje në detyrë në Shkodër. Kjo është bërë me shpresën e Ramës për të shpëtuar Gjushin”.


Deklatara e plotë e Lulzim Bashës

Të nderuar qytetarë,

Çdo ditë e më shumë po dalin fakte tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe ushtarëve të tij me grupet kriminale që janë të përfshira në trafikun e drogës dhe blerjen e votave.
Shitblerja masive e votave u konfirmua nga Raporti i OSBE/ODIHR si problem kryesor i zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia Demokratike e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Edi rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave kriminale në çdo qytet.

Sot po ju prezantoj një tjetër ngjarje skandaloze:

Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.

Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve Dako u premton kriminelëve tendera.

Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin e për Partinë Socialiste.

Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Këtë fakt e di Gjushi, por e di edhe mentori i tij, Edi Rama. Për këtë arsye, ata ndërhyjnë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere. Kjo është edhe një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur e Shefit të Shërbimit Inteligjent.

Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë. Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës.

Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.
Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’i thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës.

Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për hetimin e kësaj çështje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë kanë fakte dhe prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare dhe për bashkëpunimin e saj me trafikantët për vjedhjen e zgjedhjeve.

Unë dhe Partia Demokratike do të vijojmë betejën të çmontojmë lidhjet e kriminale të Edi Ramës me botën e krimit.

Të gjithë shqiptarët e panë me zë dhe figurë se si kryeministri mbrojti beniaminin e tij, Saimir Tahirin, nga akuzat e Antimafias italiane për bashkëpunimin e tij me trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Tani, Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat. Ai po mbron Dakon, sepse po mbron veten e tij.

Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të tjerë emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme janë marionetat e pushtetit të kryeministrit.

Edi Rama po ndjen t’i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. Zullumqarët e tij po dalin dita-ditës që kanë ndyer duart me kriminelë për vjedhjen e votave.

Partia Demokratike është e vendosur në përpjekjen e saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë nga krimi i bëre njësh me pushtetin.

Partia Demokratike mbështet hetimet e prokurorëve me integritet. Ne do të japim të gjithë mbështetjen tonë që Vangjush Dako të japë llogari para ligjit për bashkëpunimin e tij me kriminelët.

Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave.

Ndaj, drejtësia duhet të veprojë shpejt. “Peshqit e mëdhenj” po bien në rrjetë.

/Opinion.al

Etiketa: blerje votashkriminelePërgjimeVangjush Dako


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Para
A duhet të përdorni produkte kozmetike kur jeni shtatzënë?

A duhet të përdorni produkte kozmetike kur jeni shtatzënë?

Lalla i jep përgjigje Ramës/ Në listën përfundimtare nuk ka persona me rekorde kriminale

Apeli i fortë për Kryeprokurorin: Pse largove Anton Martinin nga hetimi për Dakon?!

Ekskluzive/ Floriana Garo shtatzënë, moderatorja konfirmon lajmin

Foto/ Kështu nuk e keni parë ndonjëherë Floriana Garon !
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com