Politikë

Basha përsëri në krye të PD, Nishani: Kjo ka qenë një maskaradë zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 14/06/21 |
Opi Nion

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur lidhur me zgjedhjet për kryetarin e PD. Nishani është shprehur gjatë një interviste për “EuroNews Albania” se  procesi zgjedhor u zhvillua jashtë çdo rregulli të një gare normale.

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD tha se gara ka qenë e pabarabartë, duke e cilësuar këtë një maskaradë zgjedhore.

“Kjo ka qenë një maskaradë. Nuk është gjykimi i procesit të një dite, por të gjithë procesin”, tha ai.

Në Këshilli Kombëtar, tha Nishani nuk u lejua që të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi tha ai për përbërjen e Komisionit Zgjedhor brenda PD është marrë në mungesë të kuorumit.

Ish-presidenti foli për manipulim të procesit zgjedhor duke sjellë si shembull atë që ka ndodhur në Qarkun e Korçës duke theksuar se është e qartë që ka pasur manipulim.

“Në qarkun e Korçës në Bashkinë Korçë, z. Basha ka marrë vetëm 17% të votave të anëtarësisë sepse kishte një mundësi të të gjithë kandidatëve për të ushtuar kontroll. Në Bashkinë Maliq, ku kandidatët nuk kishin mundësi për të monitoruar dhe kontrolluar procesin,  Basha ka marrë 70% të votave. Në Bashkinë Devoll nëse para 3 muajsh lista e anëtarësisë që votoi për kandidatët për deputetë kishte 2100 anëtarë, pas tre muajsh kjo liste kishte vetëm 900 anëtarë. Basha nuk ka legjitimitet dhe as moral për të përmbushur detyrën që kërkon sot PD. Basha përfaqëson sot më pak se 30% të anëtarësisë. Në mënyrë spekulative përcillet një shifër që Basha ka fituar me 81% të votave. Kjo nuk tregon peshën politike të  Basha. Sot kam marrë vetëm 28-29% të votave të anëtarësisë së PD. Zgjedhjet e kaluara ka marrë 54 mijë vota dhe sot 32 mijë vota, ka 40% rënie brenda katër viteve”,-tha Nishani./ Opinion.al

Pas