Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se qëllimi i tij kryesor është një ndryshim që do tu japë fund krizave të tranzicionit në Shqipëri.
Ai shkruan në Facebook, se shqiptarët nuk kanë më nevojë për fasada por për një ndryshim që do ti hapë rrugën vendit për të Bashkimin Europian. Ky ndryshim sipas kreut të PD do të vijë si fillim me zgjedhjet e lira dhe të ndershme të cilat do të transformojnë politikën dhe ekonominë e vendit.
“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.
Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.
Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.
Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.
Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari” shkruan Basha. /Opinion.al