“Fushë-beteja” e replikave mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha vijon të mbetet “Twitter”-i.
Pasi kreu i opozitës ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama, duke thënë se ai ka shkatërruar ekonominë dhe shëndetësinë e Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi krye demokratit.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.”, shkruante Basha.
Ndërsa Rama, duke vijuar logjikën e përfytyrimit, shkruan: …dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë. /Opinion.al