Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur në pikat kufitare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se situata është dramatike, ndërsa kërkon dërhyrjen e mënjëhershme të autoriteteve.
Kryedemokrati i kërkon qeverisë të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të tyre, ndërsa shton se asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdhe.
“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan kreu i PD./ Opinion.al