Kryesore

Basha për Ramën-Berishën-Metën:Aty godasin,aty i shkelin edhe syrin njëri-tjetrit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 26/01/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike është në Korçë, ku gjatë fjalës së tij para demokratëve ka folur edhe një herë për Ramën, Berishën dhe Metën.

Basha tha se të tre janë kthyer në aktorë të një filmi tragjiko-komedi . Ndër të tjera kreu i PD tha se politika duhet të pastrohet nga politikanë që nuk i justifikojnë dot pasuritë e tyre.

Janë kthyer në tre aktorë në një film, një tragjiko-komedi, por më shumë është një dramë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve. Pse bëhet gjithë ky teatër, aty qeshin aty qajnë, aty lavdërojnë aty shajnë, aty godasin, aty shkelin syrin njëri-tjetrit.

Pse bëhet gjithë ky teatër për të maskuar një tjetër dramë të madhe që është produkt i politikës që ka humbur fytyrën njerëzore, që janë institucionet e kapura. Përvetësimi i pushtetit, shtimi dhe ruajtja e pasurive të vëna në mënyrë korruptive, këto kanë sjellë asgjësimin e institucioneve të vendit. Sa prej jush nuk dinë më ku ta qajnë hallin.

Duhet të pastrohet politika, vetting i politikanëve, largim nga politika të atyre që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre apo të familjarëve”-tha Basha./Opinion.al

Pas