Aktualitet

Basha për largimin e Berishës: Diplomati i DASH nuk pranoi asnjë negociatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 10/09/21 |
Opi Nion

Në mbledhjen e një dite më parë me grupin parlamentar të PD-së, Lulzim Basha është shprehur se vendimi i largimit të Berishës ka qenë në të mirë të këtij të fundit, ndërsa u ka bërë të qartë deputetëtve se ka qenë kërkesë dhe insistim nga pala amerikane për të arritur në këtë rezultat. Ai ka pohuar se diplomati i DASH Philip Reeker, ka ardhur në Tiranë vetëm për këtë kërkesë.

“Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Gazeta “Panorama” ka zbardhur të plotë fjalën e liderit demokrat, ndërsa ky i fundit ka pranuar që vendimi nuk është dakordësuar me Berishën.

Fjala e Bashës:

Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë./Opinion.al

Pas