Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha për Energjinë së Rinovueshme: Një nga levat për 110 mijë vende pune

2021/02/27 at 10:40 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“25 prilli vendos për të ardhmen europiane”,Basha:Do të rinisim negociatat

Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energjinë, i cili pritet të aplikohet pas fitimit të zgjedhjeve në 25 prill.


Kreu i PD-së theksoi se deri më tani kanë përfituar vetëm një grusht të korruptuarish, ndërsa me qeverinë e re ky sektor do të jetë një nga levat e realizimit të objektivit për 110 mijë vende të reja pune.

“Si rezultat i mungesës totale të luajalitetit nga ana e qeverisë në këto 8 vite, ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për të zhvilluar sektorin, mundësi për të investuar, mundësi për të përqafuar avancimin e shpejtë të teknologjisë. Dhe si rezultat i kësaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitorët, ka humbur sipërmarrja shqiptare që paguan koston më të lartë të energjisë në rajon, dhe humbësi fundor por më i madh është qytetari shqiptar, është familja shqiptare.

Ka humbur dhe shteti miliona, dhjetëra miliona, qindra miliona, që do t’i përfitonte drejtpërdrejtë dhe indirekt nëse nuk do të ekzistonte kjo situatë. Kush ka përfituar? –një grusht të korruptuarish.”- tha Basha.

Gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e PD, Basha shpalosi detaje të programit, teksa shtoi se do i shihte si aleat. Basha përmendi gjithashtu uljen e karburantit teksa i premtoi dhe për sigurimet shoqërore.

Kreu i PD-së ka premtuar gjithashtu edhe liberalizimin e tregut si dhe mbështetjen për bizneset.

“E shikojmë se ku jemi në raport me vendet e tjera të rajonit. E shikojmë se ku jemi në raport me ata të cilët kur ju ishit në start, ishin prapa jush. Për ta thjeshtuar diskutimin. Deri më sot kemi një situatë ku keni mbijetuar, punuar, krijuar, prodhuar, punësuar dhe paguar edhe nga xhepat tuaj të punësuarit me një qeveri armiqësore në tërësi ndaj biznesit. Ju garantoj se në themel të platformës tonë për energjinë qëndron një qasje kryekëput ndryshe. Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë. Prandaj përdora fjalën aleat, sepse na bashkon misioni. Jo ortak, nuk do na bashkojnë aksionet, qofshin këto aksione të fshehura në emra të tjerë apo ryshfet me lekë të thata në xhep apo në konto bankare.

Po do na bashkojë misioni, misioni. Na ndajnë shumë gjëra dhe duhet të na ndajnë dhe do të na mbajnë të ndara, se përndryshe, në qoftë se nuk na mbajnë të ndara, në qoftë se turbullohet një linjë që do ta ndajë qartë dhe do ta pres me thikë vendimmarrësin publik nga sektori privat, gjërat do të shkojnë kështu siç kanë shkuar. Por na bashkon misioni dhe këtë mision, nesër qeverinë e pas 25 prillit, qeverinë time dhe mua personalisht do më keni aleat me një kërkesë të vetme ndaj jush, të jeni aleatët e mi, qeverisë, qeverisjes së ardhshme dhe shqiptarëve në atë mision, të rritjes së punësimit, të rritjes së konkurueshmërisë, të diversifikimit të eksportit shqiptar, eksportit të energjisë po kështu.

Pra, të misionit të rimëkëmbjes ekonomike dhe nxjerrjes së Shqipërisë nga kjo krizë e thellë ku është futur. Padiskutim keni dëgjuar paketën e plotë për biznesin që u prek dhe ju, që nga ulja normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, sigurimeve shoqërore në 18%, të çmimit të karburantit duke eliminuar taksën Rama prej 240 lekë të vjetra apo 24 lekë të reja për litër, sikundër edhe reforma rregullatorë, e cila ka për qëllim të thjeshtojë në maksimum ndërveprimin ndërmjet qeverisë, burokracisë dhe sektorit të sipërmarrjes ku do ti japim fund paradoksit që 1000 zyrtarë të shtetit sot mbajnë vula në xhepa dhe ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë, që nga momenti që dilnin nga shtëpia deri në momentin kur futeni në shtëpi. Ju kërkojnë autorizim për gjithçka. Ndoshta me përjashtim të frymëmarrjes, për gjithçka tjetër ju kërkojnë leje, autorizime, licenca dhe janë kthyer në shushunja shkatërrues të sistemit të tregut të lirë dhe të konkurrencës së lirë. Angazhimet tona shkurtimisht, sektori i energjisë elektrike për ne është sektor kyç dhe prioritet. Si i tillë do të mbështetet me politika të qarta dhe me masa të qarta.

Ne do ta reformojmë këtë sektor duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut, jo atë në letër që na tundte virtualit edhe para dy ditësh kjo qeveri që dështoi me bursën e energjisë, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, të cilat janë të fundosura nga korrupsioni, paaftësia dhe nepotizmi; duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe miqësor, në radhë të parë për ju por edhe për investitorët e tjerë privatë të brendshëm dhe të huaj apo join venture; duke respektuar kontratat e nënshkruara me përfitime reciproke, si për biznesin ashtu dhe për publikun dhe qytetarët shqiptarë; duke nxitur fuqimisht investimet e reja, veçantisht eolike dhe solare, të erës dhe të diellit. Këtë promovim do ta bëjmë duke përdorur edhe politika subvencionuese në përputhje totale me politikat e BE ku është synimi të anëtarësojmë Shqipërinë brenda një kohe sa më të shkurtër pas 8 vitesh ngecje në vend.“- shtoi kryedemokrati./Opinion.al

Etiketa: Bashaenergji e rinovueshmetreg


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
“Me zor po prisja”/Nis vaksinimi në Korçë, kush e mori i pari

“Me zor po prisja”/Nis vaksinimi në Korçë, kush e mori i pari

Morinë/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 34-vjeçari

Morinë/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 34-vjeçari

“Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë”, Bino: Ja nga se varet shtimi i masave

“Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë”, Bino: Ja nga se varet shtimi i masave
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}