Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat foli edhe për futjen e Berishës dhe mbështetësve të tij sot në seli.
Sipas tij, ish-deputeti i PD u fut në selinë blu me ndihmën e familjarëve dhe kriminelëve të skeduar nga Britania e Madhe.
“Ajo që ka ndodhur sot është që një ish-deputet i PD, që nuk është anëtar i asnjë strukture drejtuese të PD është futur me ndihmën e familjarëve të tij, dhe kriminelëve të skeduar nga Britania e Madhe për të thyer dyert e PD për të zhvendosur vëmendjen dhe fokusin e PD nga e vetmja detyrë që ne kemi”,-tha Basha./Opinion.al