Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: PD nuk fiton kurrë me një person “non grata” në krye

2021/12/18 at 1:29 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: PD nuk fiton kurrë me një person “non grata” në krye

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e 18 dhjetorit, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD nuk do e arrijë kurrë fitoren me një person “non grata” në krye.

“Partia demokratike nuk është pronë e askujt, por është pasuri e demokratëve. Fitorja nuk mund të vij kurrë duke pasur një person në krye një “non grata”-tha Basha.

Ai tha se ky Kuvend është mbledhur për të vendosur për të ardhmen.

“Ndaj edhe ky Kuvend i jashtëzakonshëm zhvillohet si një akt i vetëdijshëm dhe i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike dhe e imja personalisht, për një moment shumë jetik, thelbësor, dhe pa të dytë në historinë tonë si parti politike.

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare, dhe pa asnjë diskutim i takon të jetë aty ku Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor.

Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë: 

-a do të zgjedhim të ardhmen;

-a do të zgjedhim të heqim nga supet e Shqipërisë dhe shqiptarëve,  zgjedhën e sundimit  të  njëshave, zgjedhën e sundimit të kastës tridhjetvjeçare, që ka marrë peng demokracinë për interesat e pushtetit dhe pasurisë marramendëse që kanë grumbulluar në rrugë të paligjshme e kriminale, zgjedhën e pandëshkueshmërisë që për turpin e tyre e kanë ngritur në sistem, për për të përjetësuar  pushtetin e pak njerëzve;

-A do të zgjedhim bashkudhëtimin tonë të pandalshëm e fatlum me aleatët dhe miqtë tanë të çmuar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e Bashkimit Europian, që si asnjëherë tjetër më parë kanë vendosur dhe po veprojnë për ta ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët,  për t’i çliruar nga  sundimi i tmerrshëm i oligarkëve politikë dhe ekonomikë dhe për të rimarrë, më hovshëm se kurrë, kursin e demokracisë normale të vlerave;

-A do të zgjedhim këtë betejë, ketë shans që nuk vjen shpesh?

-Me një fjalë tjetër të vetme, a do të zgjedhim fitoren?

-Apo do të zgjedhim  të shkuarën?

-Apo do të zgjedhim nënshtrimin?

-Apo do të zgjedhim humbjen e busullës nga u nisëm në dhjetor të vitit 1990?

Kjo është një zgjedhje politike dhe atdhetare, një zgjedhje mençurie dhe largpamësie, një zgjedhje mirënjohje dhe besnikërie ndaj ëndrrës shekullore dhe popullore shqiptare për Shqipërinë si Europa, për Shipërinë në miqësi të përjetshme me SHBA”-tha Basha gjatë fjalës së tij.

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen

26 Mars, 2023 8:18 pm
Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …
Aktualitet

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …

26 Mars, 2023 7:52 pm
I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari
Aktualitet

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari

26 Mars, 2023 7:27 pm
Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Aktualitet

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

26 Mars, 2023 7:12 pm
Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja
Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti në garazh, asfiksohet e moshuara

26 Mars, 2023 7:06 pm
Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit
Aktualitet

Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit

26 Mars, 2023 7:03 pm
“Mami, s’ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar
Te Fundit

“Mami, s’ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

26 Mars, 2023 7:00 pm
Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Bota

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja

26 Mars, 2023 6:56 pm
Bota e Putinit bëhet më e vogël
Bota

Bota e Putinit bëhet më e vogël

26 Mars, 2023 6:22 pm
Takoi Kurtin, Meta: Mbështes qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë
Aktualitet

Takoi Kurtin, Meta: Mbështes qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë

26 Mars, 2023 6:07 pm
Para
“Berisha bëri sikur iku në 2013”/Basha:Berisha betejën s’e ka me mua, por me SHBA

“Berisha bëri sikur iku në 2013”/Basha:Berisha betejën s'e ka me mua, por me SHBA

Basha pranon se Berisha i bëri hije me protagonizmin e tij: Përgjegjësia ime

Basha pranon se Berisha i bëri hije me protagonizmin e tij: Përgjegjësia ime

Video/Basha “kapet mat” duke parë në celularin e Jorida Tabakut, ja si reagon ajo

Video/Basha “kapet mat” duke parë në celularin e Jorida Tabakut, ja si reagon ajo

TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen
26 Mars, 2023

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, Mirditë. Klan News bën me dije...

Lexo më shumë

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …
26 Mars, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi këtë të dielë, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  për Bashkinë Berat, Zija Ismaili. Gjatë fjalës së...

Lexo më shumë

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari
26 Mars, 2023

Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë, pasi i ka shpërthyer lënda plasëse me të cilën ai po peshkonte...

Lexo më shumë

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimeve të zhvilluara me Ramën, Nikollën, Begajn e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com