Aktualitet

Basha pas takimit me ministrin hungarez: Do kemi një erë të re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 12/02/21 |
Semiljana Azizi

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit që zhvilloi me ministrin hungarez Péter Szijjártó.

Basha ka zbardhur një pjesë të bisedave që ka zhvilluar  me ministrin, teksa ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do ta bëjë të mundur që vendi të integrohet në Bashkimin Europian.

Sipas Bashës gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste vendi ka mbetur në vendnumëro.

“Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve.

E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian do të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit.”, tha Basha./Opinion.al

Pas