Aktualitet

Basha pas takimit me Gacek: Beteja do vazhdojë deri në fitore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 03/05/21 |
Opi Nion

Pas takimit të zhvilluar me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, kreu i Partisë Demokratike në një prononcim të shkurtër për gazetarët iu është përgjigjur kritikëve të cilët kërkojnë largimin e tij si kryetar i Partisë Demokratike.

Pyetjes së gazetarëve se a ka një koment për ata që kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha ka  deklaruar se beteja do të vazhdojë deri në fitore.

“Do të keni një dalje të plotë për mediat. Beteja do të vazhdojë deri në fitore.”, tha Basha.

Ky takim i Bashës me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, dhe akuzave të opozitës për shit-blerje të votave. Sakaq, në raportin paraprak OSBE-ODIHR theksoi se shqetësim ishte shpërdorimi i burimeve njerëzore, por edhe shit-blerja e votës.

“Pavarësisht një kuadri të zhvilluar ligjor që ekziston tashmë për ndalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, shumë figura publike vazhduan të bëjnë fushatë në kapacitetin e tyre zyrtar. Kjo, e kombinuar edhe me fillimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore të qeverisë dhe partisë në pushtet që i dha një avantazh të konsiderueshëm në zgjedhje”, thuhet në raport. Takimi u zhvillua në selinë blu ku i pranishëm ishte edhe Oerd Bylykbashi../Opinion.al

Pas