Aktualitet

Basha: Pas Shullazit dhe Frrokut, Ramës po i bien trimat një e nga një



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 29/04/16 |
b.f

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status të fundit në fb ka reaguar pas arrestimit të Arben Frrokut në Hollandë dhe padisë  që Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Prokurori ndaj ish-kryeministrit Berisha, në lidhje me thirrjen e tij në parlament për armatosjen.

Statusi i plotë i Bashës…

Edi Rama eshte ne hall te madh. Nje e nga nje po i bien “trimat” nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku. Vjedhjet po i dalin sheshit e askush nuk e beson me. Ne menyre primitive ka nisur te hakmerret. E nisi me Shullazin e u hakmorr ndaj Sali Berishës.

Sali Berisha denoncoi krimet e tij, ndërhyrjen për të kapur rektoratin, ndaj banda thirri byronë, dhe byroja veproi sipas paktit. Adjutanti ishte ai, vegla e Ramës për punët e pista. Taulanti.

Po sot, i njëjti adjutant-taulant u shfaq sërish, duke shërbyer një bandë tjetër të Edi Ramës, duke paralajmëruar një hakmarrje tjetër të krimit ndaj Sali Berishës. Se ju prishi planet për ta mbajtur të fshehtë ndalimin në Holandë të Arben Frrokut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.

Ky eshte aksioni i përbashkët Shullazi Rama dhe Frroku Rama. A di ta dallojë ndokush ku mbaron banda e ku nis kryeministri? Asnjë fije e hollë nuk i ndan.

Këto janë klithmat e fundit të krimit në pushtet, sepse ora po afron. Sunduan tre vite, po koha mbaroi. Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas