Aktualitet

Basha: Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 10/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ditën e djeshme foli për reformim të sistemit shëndetësor.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama pas 8 vitesh dështime flet për atë që do të bëjë. Më tej ai shkruan se qeveria aktuale nuk mund të zgjidhë asgjë, ndërsa më 25 prill Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin.

“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë” shkruan Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama tregoi planet për reformimin e shëndetësisë duke theksuar se nuk do të ketë mjekë që punojnë në shtet dhe privat./Opinion.al

Pas