Politikë

Basha paralajmëron Ramën: Protestat tona do të bëhen edhe më të mëdha


               Publikuar në : 19:37 - 16/06/19 |
Opi Nion

Kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat është shprehur kundër dënimit më burg të dy krerëve të PD-së.

Lidhur me këtë vendim, Basha ka paralajmëruar prokurorët dhe gjyqtarët e Elbasanit, duke thënë se shumë shpejt dhe ata vetë do të shkojnë para drejtësisë.

Kreu i selisë blu tha se kryeministri Edi Rama mbështet nga krimi dhe së është i gatshëm që të shkatërroj vendin për të mbajtur pushtetin.

Teksa bëri bilancin e të arrestuarve gjatë protestave të opozitës, Basha u shpreh i vendosur se protestat e opozitës do të bëhen gjithmonë e më të mëdha, deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.

“Tani e gjithë bota po zbulon më në fund Edi Ramën e vërtetë: një të inkriminuar pa ndjenja, i cili për para dhe karrike nuk ndalet para asgjëje. Një megalloman diabolik që nuk njeh as familje, as shoqëri, as popull, as atdhe. Tani që e ka kuptuar se u zbulua, dhe se pushtetin nuk e mban dot më me blerje zgjedhjesh dhe propagandë, Edi Rama ka vendosur ta mbajë atë me dhunë. Pasi asgjësoi gjykatat dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë, ai ka disa muaj që ushtron dhunë sistematike kundër opozitës dhe qytetarëve. Mbi 500 qytetarë janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit. Mbi 50 qytetarë janë arrestuar. Me dhjetëra gazetarë janë dhunuar në krye të detyrës. Me mijëra qytetarë janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe mjete të forta nga policia. Por dhuna e tij dështoi. Njerëzit nuk u frikësuan. Protestat u bënë përherë e më të mëdha! Në protestën e fundit ka patur qytetarë pa asnjë lidhje me partitë e opozitës aq sa nuk ka patur kurrë më parë. Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve. Kjo e ka trembur dhe e ka futur në panik Edi Ramën. –tha Basha./ Opinion.al E.Xh.

Pas