Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha paralajmëron për protestën e së hënës

2019/05/12 at 12:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha paralajmëron për protestën e së hënës

Opozita protestoi para Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar mbrëmjen e djeshme. Mësohet se, janë mbi 50 persona të shoqëruar, të cilët janë identifikuar nga policia se kanë kryer akte dhune gjatë protestës së djeshme. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në rrugën para Drejtorisë së Policisë, ndërsa bënë thirrje dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama.


Nga protesta, kreu i PD-së Lulzim Basha, tha se në protestën e së hënës çdo akti dhune, sipas tij nga policia e krimit, do t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale.

Lulzim Basha: Populli nuk ndalet, shqiptarët nuk ndalen. Opozita nuk ndalet. Javë pas jave, e muaj pas muaji që nga dita kur Rama mori pushtetin me bandat e krimit është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti është i pari që ra, në ato karrige janë ulur fundërrinat, ata që janë zgjedhur me duart e krimit. Ata nuk përfaqësojnë shqiptarët, demokratët e socialistët, por llumin që ka marrë peng këtë vend. E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grupi kriminelesh. Në vend është instaluar junta e krimit, i ka orët e numëruara. Maduro e Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës që vuri dje në lëvizje në turmën e protestuesve paqësore, i shërbeu Edi Ramës vetëm për të treguar se i vetmi njeri i interesuar për dhunë është Maduro i Ballkanit që do marrë përgjigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar. Nesër do marrë përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar. Asnjë nga bijat dhe bijat tanë nuk do qëndrojnë në kthetrat e drejtësisë së kapur, që do t’i çlirojmë nga urdhrat politikë. O me juntën kriminale o me popullin e bashkuar, për liri e demokraci.

Bashkëshortja e kreut të PD: Jam në protestë si qytetare

“Jam në protestë si qytetare”, ka qenë kjo deklarata e bashkëshortes së liderit demokrat, Aurela Basha e cila ka marrë pjesë në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha ajo në nj deklaratë për mediat. Në pjesën më të madhe të protestave Zonjën Basha e kemi parë në krah të kryetarit të PD-së.

Ervin Salianji: Policia nuk ka si të ketë justifikim në një situatë ku duket qartazi dhuna ndaj një përfaqësuesi politik të PD-së, i identifikuar si i tillë sepse u prezantua si përfaqësues politik, për më tepër dhuna ndaj çdo qytetari në çdo rast ku ka kapërcim të situatës, policia është më e përmbajtur, më e trajnuar, është në shërbim të Kushtetutës dhe ligjit. Vetë lirimi i tij tregon që akti ka qenë jo proporcional, ka qenë kafshëror, përtej limiteve ligjore dhe kushtetuese dhe përtej limiteve të arsyes. I bëj thirrje prokurorisë që të mos marrë urdhra të drejtpërdrejtë nga kryeministri në zyrën e tij, por të nisë procedimin penal dhe të kërkojë arrestin e personave që ishin në krye të detyrës që shpërdoruan detyrën dhe duke e çuar dhunën në dimensione të tjera. Fati, menaxhimi nga ana jonë bëri që dje të kishte një përplasje që të ishte në limite dhe jo përtej limiteve.

Klevis Balliu: Ajo që ka rëndësi është se këta banorë kanë dal në mbështetje të protestueseve. Ata janë dhunuar si me Sait Dollapin. Ata janë dhunuar me urdhër të Edi Ramës. Deklarata më e turpshme është deklarata e Edi Ramës për të ushtruar opozitën. Nëse Edi Rama grushton, grushtim do të gjejë. U bëj thirrje shqiptarëve ta marrin zvarrë dhe ta hedhin në koshin e plehrave” ka thënë Balliu. Dje Edi Rama nuk sulmoi thjeshtë opozitën, dje Edi Rama kërkonte luftë më qytetarët shqiptarë dhe tani të presi përgjigjen. Opozita do të bëjë gjithçka me çdo mjet me çdo mënyrë. Çdo mjet dhe çdo mënyrë! Zjarr benzin për të shpëtuar Shqipërinë. Këtu nuk bëhet fjalë për karrige. Duhet të grushtohet Edi Rama për fatin që i ka lënë qytetarët pa lek në xhep.

Edi Paloka: Kjo polici ka arrestuar edhe qytetarë që nuk kanë pasur lidhje me protestën. Janë bërë arrestime të qytetarëve nëpër lokale dhe ky është një skandal. I çmenduri ka urdhëruar arrestimin e qytetarëve të vendit. Ky tubim i opozitës bëhet kundër dhunës ndaj Sahit Dollapit dhe të gjithë qytetarëve të tjerë. Kjo polici ka keqtrajtuar qytetarët. Dhuna e policisë nuk ka se ku të raportohet, sepse e patë vetë që kryeprokurorja Marku shkoi sot te Edi Rama. Kjo qeveri ka gjithçka në dorë, Prokurorinë, gjykatat dhe nuk ke se ku të ankohesh. Kjo nuk është polici e shqiptarëve, por e krimit, drejtuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Përpos disa segmenteve të ndershme të saj, Policia e Shtetit është e inkriminuar, është e njëjta polici që kanabizoi vendin / Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Para
Ministri Gent Cakaj “merr në mbrojte” ambasadorin Borchardt

Ministri Gent Cakaj “merr në mbrojte” ambasadorin Borchardt

Video/ Ndërron jetë në mes të ringut

Video/ Ndërron jetë në mes të ringut

Video/ Momenti kur protestuesi përfshihet nga flakë

Policia: 50 të arrestuar për protestën
















TE FUNDIT

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com