TIRANË- Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit për hetimin e privatizimit të OSHEE. Ai paralajmëroi destabilitet në vend nëse nuk hetohet CEZ-i. “Ju garantoj se nga kjo foltore, PD-ja do vazhdojë denoncimin dhe do mbajë përgjegjës këta zullumqarë. Hetimi i CEZ është gur themeli për stabilitetin e vendit. Cdo ditë kalon pa transparencë dhe pa vënë para drejtësisë përgjegjësit. Nuk mundet Edi Rama të qeverisë kur e ka plaçkitur vendin me 6oo milionë euro. Zvarritja e qëllimshme është thellim i kësaj vjedhje. Transparenca po zvarritet nga Rama dhe Meta. Këta e ndaluan me lgij hetimin e aferës CEZ,ndaluan ndjekjen e fajtorëve, tha lideri i opozitës.