Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjete sociale një video lidhur me vendimin e djeshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos lejuar ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon dhe familjen e tij të udhëtojnë më drejt SHBA, për shkak të implikimit të tij në afera të mëdha korruptim, sipas DASH.
Krahas videos kreu i PD-së ka shkruar: “Pa ndëshkimin e Dakos dhe politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, nuk do të ketë demokraci dhe as drejtësi!,”-përfundon Basha në Facebook./Opinion.al/